Lajme
Evropë, kulmi i të nxehtit pritet këtë javë
Mësohet se kontinenti europian po përballet me një valë të nxehti ekstrem me temperatura tepër të larta që arrijnë deri në 48 gradë Celsius, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se këtë javë pritet që temperaturat të arrijnë kulmin në Europë. Sipas Agjencisë Europianë Hapësinore, në ishujt e Siçilisë dhe të Sardenjës në Itali termometri pritet të shënojë 48 gradë Celsius. Ekspertët kanë paralajmëruar për nxehtësi ekstreme.
Edhe në Romë dhe pjesë të tjera të Italisë temperaturat do të qëndrojnë mbi 40 gradë Celsius për 15 ditë.
Spanja po ashtu është goditur nga vala e të nxehtit. Dje termometri shënoi 44 gradë Celsius në jug të vendit.
Në Qipro temperaturat do të shkojnë mbi 40 gradë, ku një 90-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e valës së të nxehtit ndërsa 3 të moshuar të tjerë janë shtruar në spital.
Një zonë pyjore në Athinë të Greqisë u përfshi nga flakët e zjarrit si pasojë e temperaturave të larta.
Përtej oqeanit, edhe SHBA-ja po përballet me temperatura ekstreme. Në Phoenix të Arizonës termometri shënoi mbi 43 gradë Celsius për 17 ditë rresht. Ndërsa në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta në botë, u regjistrua temperatura 52 gradë
Teksa Europa dhe Amerika po digjen nga i nxehti, vende të ndryshme të Azisë janë goditur nga stuhi të fuqishme. Tajfuni “Talim” ka goditur Kinën dhe i është drejtuar Vietnamit.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










