Lajme
Evropa shqyrton mundësinë e lehtësimit të masave para Krishtlindjes
Disa vende në Evropë po shqyrtojnë mundësinë e lehtësimit të masave kufizuese, pas disa sinjaleve se masat e ndërmarra kanë frenuar përhapjen e pandemisë COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Lehtësimi i mundshëm i masave kufizuese vjen pothuajse një muaj para festave të Krishtlindjes, teksa ka shqetësime për ndikimin social dhe ekonomik të masave restriktive.
Duhet theksuar se bizneset që shesin me pakicë janë goditur më së shumti nga masat që janë vendosur kundër koronavirusit, duke rritur shqetësimet se vazhdimi i masave kufizuese do të dëmtojnë rritjen afatgjatë ose do të zhysin ekonominë evropiane në një recension të dyfishtë.
Nga ana tjetër, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, javën e ardhshme është planifikuar që të mbajë një fjalim lidhur me situatën me pandeminë dhe mund të njoftojë për heqjen e pjesshme të masës së mbylljes kombëtare, që është në fuqi që prej 30 tetorit.
Industria e shitjes me pakicë shpreson se dyqanet që shesin produkte joesenciale, siç janë rrobat, këpucët dhe gjëra të ngjashme, të mund të rihapen.
Kryeministri francez, Jean Castex, tha më 21 nëntor se shpreson se kjo gjë mund të ndodhë “brenda ditësh”.
Në Gjermani, mbi dy e treta e bizneseve po ballafaqohen me rënie të shitjeve gjatë vitit 2020 si pasojë e krizës, është thënë në gjetjet e një ankete të realizuar nga Dhomat e Industrisë dhe Tregtisë Gjermane.
Debati në Gjermani po zhvillohet në atë se nëse duhet që vendimi për mbyllje të pjesshme – që pritet të përfundojë më vonë gjatë këtij muaji – të vazhdohet.
Në shtetin gjerman, pas vendimit për ta mbyllur pjesërisht vendin, dyqanet janë lejuar të punojnë, por duke reduktuar kapacitetin, ndërkaq janë mbyllur restorantet dhe baret.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha për gazetën Die Welt se masat shëndetësore po kanë ndikim, por ende duhet të bëhet që të frenohet përhapja e mëtejmë e koronavirusit.
“Rritja eksponenciale është bllokuar. Por, ne të gjithë pajtohemi se kjo nuk mjafton”, tha ai, duke theksuar se më të rrezikuarit nga koronavirusi janë veçanërisht të moshuarit.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















