Lajme
Evropa, rajoni i parë me më shumë se 500 000 viktima
Evropa u bë sot rajoni i parë në botë që regjistron më shumë se gjysmë milioni vdekje nga COVID-19, sipas raportimeve nga autoritetet shëndetësore.
Tw 52 vendet dhe territoret e rajonit evropian patën gjithsej të paktën 500 069 vdekje, duke kaluar Amerikën Latine dhe Karaibet me 477 404 vdekje, SHBA/Kanada me 321 287, Azinw me 208 149.
Që nga tetori, Evropa është bërë sërish epiqendra e pandemisë, së bashku me SHBA-në, raporton AFP, përcjell Albinfo.ch.
Gati 37 000 vdekje janë regjistruar atje në shtatë ditët e fundit, një nivel rekord që nga fillimi i pandemisë.
Të martën, 6 800 vdekje u regjistruan në 24 orët e fundit, shifra më e lartë për një vit.
Ndër vendet më të goditura, Belgjika mbetet ajo me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë e saj, me 158 vdekje për 100 000 banorë, e ndjekur nga Italia (110), Bosnjë-Hercegovina (107), Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut (105).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









