Lajme
Evropa përshpejton ritmet e vaksinimit, Britania kryeson
Me ardhjen e sezonit turistik shumë shtete evropiane kanë përshpejtuar ritmet e vaksinimit.
Në të dhënat e “Our World In Data” të Universitetit të Oksfordit, vihet re se destinacionet më të pëlqyera në Europë, si Spanja dhe Italia, në javët e fundit kanë shtuar injektimet në popullatë.
Të dhënat deri më 23 maj tregojnë se në Europë janë vaksinuar rreth 14% e popullatës.
Thuajse rreth 17% e popullatës në Itali dhe Spanjë ka marrë të dyja dozat e vaksinës.
Grafiku na tregon se Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë sa i përket popullsisë së vaksinuar, me rreth 9% të popullatës.
Por në krahasim me shtetet e rajonit, përveç Serbisë, Greqisë dhe Kroacisë, Shqipëria renditet me ritme më të mira të vaksinimit.
Javën e fundit, për shkak të vonesave në marrjen e dozave të dyta, ka pasur më pak të vaksinuar nga se ishin parashikuar.
Në total në Shqipëri janë kryer rreth 725 mijë doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre, rreth 250 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.
Në gjithë Evropën, Mbretëria e Bashkuar ka numrin më lartë të qytetarëve të vaksinuar, me rreth 34% të popullatës./Euronews
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












