Lajme
Evropa në panik nga varianti Delta, shtetet mendojnë strategji për rritje të vaksinimit
Territori i Antileve të Francës, Martinique përballet me një bllokim të ri, dhe shkak është bërë rritja e të infektuarve me COVID-19.
Shërbimet e spitaleve janë të tejmbushura dhe disa pacientë do të transferohen në Paris. Gjithashtu, territori i Oqeanit Indian të Francës, La Reunion do të hyjë në një bllokim të pjesshëm për shkak të një rritjeje të rasteve me coronavirus.
Ekziston një shqetësim në rritje midis zyrtarëve në Paris për këto rajone, ku marrja e vaksinimit është shumë më e ulët se mesatarja mbarëkombëtare.
Në Itali ideja e përdorimit të certifikatave jeshile si një nxitje për t’u vaksinuar shkaktoi një protestë të anëtarëve të partisë Fratelli d’Italia brenda Parlamentit, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Kur rastet e përditshme të COVID-19 që po rriten sërish, Italia së shpejti do të kërkojë që njerëzit të kenë marrë të paktën një dozë vaksine, të jenë shëruar nga sëmundja në gjashtë muajt e fundit ose të kenë dëshmi të një testi negativ të kryer në 48 orët e fundit për të hyrë në shumë vende publike.
Qeveria çeke njoftoi të premten se punonjësit e shtetit që kanë marrë vaksinën e tyre kundër COVID-19 do të kenë të drejtë për dy ditë pushime me pagesë. Kryeministri çek inkurajoi qeveritë rajonale dhe lokale të ndjekin shembullin, si dhe nxiti kompanitë private të inkurajojnë punonjësit e tyre që të marrin vaksinën.
Në Gjermani, kabineti federal ka publikuar rregullore më të rrepta të hyrjes për njerëzit që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 ose të konfirmuar se janë shëruar nga sëmundja. Rregulloret hyjnë në fuqi këtë të diel.
Të gjithë personave mbi 12 vjeç që hyjnë në Gjermani nga jashtë do të kërkohet të paraqesin një rezultat negativ të testit nëse nuk mund të vërtetojnë vaksinimin ose shërimin nga sëmundja. Sipas qeverisë federale, kjo do të zbatohet për hyrjen me të gjitha mjetet e transportit. Me forcimin e këtyre masave, autoritetet gjermane thonë se duan të zvogëlojnë rrezikun e infeksioneve shtesë që vijnë nga udhëtarët.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









