Lajme
Evropa në luftë për të frenuar valën e dytë
Ndalimi i shoqërimit në Londër, shtetrrethim në Francë, mbyllje e shkollave në Poloni, një sërë masash kufizuese të ashpra hynë sot në fuqi në Evropë me shpresën për të frenuar valën e dytë të pandemisë së COVID-19.
Në Londër, është e ndaluar duke nisur nga sot të shoqërohesh në ambiente të brendshme me persona jashtë familjes. Më shumë se 15 000 raste janë regjistruar të premten në Britaninë e Madhe, një prej vendeve më të prekura në Evropë nga COVID-19 me 43 400 të vdekur, shkruan tch, përcjell Albinfo.ch
Në Francë, banorët e dhjetëra qyteteve të mëdha, përfshirë Parisin dhe rajonet e tij, kanë përjetuar dje mbrëmjen e fundit në liri para vendosjes së një shtetrrethimit sot rreth orës 21:00 deri në orën 06:00. Kjo masë që do të mbetet në fuqi për të paktën katër javë u mor ndërkohë që qarkullimi i virusit ishte shtuar në vend me 25 000 raste pozitive me COVID-19 të regjistruara në 24 orë.
Kufizime të reja hynë gjithashtu në fuqi në Varshavë dhe qytete të tjera të mëdha të Polonisë, të konsideruara si zona të kuqe. Kolegjet dhe licetë do të mbyllen dhe do të praktikojnë mësimin në distancë. Restorantet do të mbyllen duke filluar nga ora 21:00, ceremonitë e martesave janë të ndaluara dhe numri i personave të pranuar në dyqane, në transportin publik dhe në vendet fetare do të jetë i kufizuar.
Në botë të gjithë treguesit janë në të kuqe, me më shumë se 1,1 milionëE të vdekur të regjistruar, sipas të dhënave zyrtare. Dhe në një ditë të vetme, shifra e kontaminimeve të reja me COVID-19 në botë arriti në 400 000 raste të reja. Rreth 38,99 milionë raste janë regjistruar zyrtarisht, prej të cilëve 26,6 milionë të shëruar.
Italia regjistroi dje 10 010 raste të reja me COVID-19, shifra më e lartë e arritur ndonjëherë në 24 orë nga ky vend. Në Belgjikë, shtetrrethimi u vendos në mesnatë në orën 05:00 dhe të gjitha kafenetë dhe restorantet e vendit do të mbyllen të hënën për të paktën një muaj.
“Javë pas jave shifrat dyfishohen, ato fluturojnë (…) është një rritje eksponenciale”, theksoi kryeministri Alexander De Croo, ndërsa Belgjika është një nga vendet europiane më të prekura nga pandemia ( më shumë se 10 300 të vdekur).
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













