Lajme
Evropa, në alarm nga gripi i shpendëve
Me rritjen e rasteve të gripit të shpendëve, qeveritë në Evropë po punojnë të alarmuara për të parandaluar një epidemi të mundshme. Miliona shpendë ferme janë asgjësuar në vende të ndryshme dhe masa të shumta janë marrë. Rajoni Vendee në Francë është ndër më të prekurit. Biznesi i këtij fermeri ende po merr veten nga dëmet e një epidemie të kaluar.
“Po e shohim fermën nga një këndvështrim tjetër. I themi vetes: po sikur të gjej një produkt tjetër për të mbajtur fermën? Këtë po bëjmë tani, po shqyrtojmë projekte të reja”, thotë Etienne Blanchard, fermer.
Në muajt e fundit, numri i epidemive është përshkallëzuar dramatikisht, me Francën dhe Gjermaninë që janë prekur më së shumti. Virusi vazhdoi edhe gjatë javës dhe pritet të arrijë nivele të reja gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Me asgjësimin dhe kufizime të tjera të prodhimit, ekzistojnë shqetësime për furnizimin me produktet që kanë si bazë mishin e shpendëve, përfshirë gjelin e Krishtlindjes.
Virusi normalisht kalohet nga zogjtë e egër tek ata të fermave, ku mund të përhapet me shpejtësi mes shpendëve.
Gjithashtu, ai mund të vërë në rrezik kafshët e kopshtit zoologjik. Muajin e kaluar, kopshti në Berlin mbylli dyert pas vdekjes së një zogu ekzotik nga gripi i shpendëve. Raste të ngjashme u raportuan edhe në kopshte të tjera zoologjike të Gjermanisë./Euronews
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














