Bota
Evropa mbështetet te Koreja për bateritë për veturat elektrike
Sipas të dhënave, rreth 75% e kapacitetit prodhues në kontinentin e vjetër kontrollohet nga firmat e kombit aziatik
Evropa mbështetet gjerësisht te kompanitë koreane për prodhimin e baterive të automjeteve elektrike.
Sipas të dhënave, rreth 75% e kapacitetit prodhues në kontinentin e vjetër kontrollohet nga firmat e kombit aziatik.
Evropa varet shumë nga fabrikat e menaxhuara nga kompani koreane për prodhimin e baterive të automjeteve elektrike. Rreth 75 për qind e kapacitetit ekzistues për prodhimin e baterive në Evropë u përket firmave koreane, ku gjysma e këtij kapaciteti është në pronësi të LG, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Që nga viti 2016, gjigantët koreanë kanë filluar të ndërtojnë fabrikat e mëdha të baterive në Evropën Qendrore dhe Lindore, kryesisht në Poloni, Hungari dhe Gjermani, për të mbështetur rritjen e tregut evropian të automjeteve elektrike.
Polonia është bërë prodhuesi i dytë më i madh në botë i baterive litium-jon, duke prodhuar 60 për qind të gjithë baterive të tilla në Evropë në vitin 2022, sipas raporteve të fundit. Kjo e bën Varshavën një qendër të rëndësishme për industrinë evropiane të baterive.
Pavarësisht prodhimit lokal të makinave elektrike dhe komponentëve të tyre, tregu evropian është i varur nga prodhuesit koreanë për materialet bazë dhe teknologjinë e baterive. Kjo situatë ka ngritur shqetësime, veçanërisht në kohën kur tensionet ndërkombëtare dhe kontrollet në tregjet e tjera, si në Shtetet e Bashkuara, po ndikojnë në prodhimin dhe shpërndarjen e tyre.
Mercedes-Benz, një nga prodhuesit kryesorë gjermanë të automjeteve, ka lidhur kontrata afatgjata me LG Energy Solution për furnizimin me bateri, me synimin për të prodhuar 32 gigavat-orë (GWh) bateri deri në vitin 2035 dhe 75 GWh shtesë deri në vitin 2037.
Ndërsa Evropa përpiqet të zgjerojë prodhimin e brendshëm të baterive dhe teknologjisë, sfidat mbeten të mëdha, duke përfshirë materialet kritike të nevojshme dhe investime të rëndësishme për të përballuar prodhimin.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












