Lajme
Evropa, i vetmi rajon me rritje të vdekjeve nga COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vdekjet nga koronavirusi në Evropë u rritën me 5% javën e fundit, duke e bërë atë rajonin e vetëm në botë, ku vdekjet nga COVID-19 u shtuan. Agjencia e OKB-së tha se rastet e konfirmuara u rritën me 6% në shkallë globale, të nxitura nga rritjet në Amerikë, Evropë dhe Azi.
Në raportin e saj javor mbi pandeminë, të publikuar vonë të martën, OBSH-ja tha se vdekjet nga COVID-19 në të gjitha rajonet përveç Evropës mbetën të qëndrueshme ose ranë, dhe arritën në 50,000 në mbarë botën javën e kaluar. Nga 3.3 milionë infeksione të reja të raportuara, 2.1 milionë ishin në Evropë, raporton VOA, përcjell Albinfo.ch.
Kjo ishte java e shtatë radhazi që rastet e COVID-19 vazhduan të rriten në 61 vendet që OBSH-ja numëron në rajonin evropian, i cili shtrihet përmes Rusisë në Azinë Qendrore.
Ndërsa rreth 60% e njerëzve në Evropën Perëndimore janë plotësisht të imunizuar kundër COVID-19, vetëm rreth gjysma e tyre janë vaksinuar në pjesën lindore të kontinentit, ku zyrtarët po luftojnë për të kapërcyer hezitimin e përhapur për vaksinat.
OBSH-ja tha se infeksionet kanë rënë në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë Juglindore që nga korriku.
Brenda Evropës, OBSH-ja tha se numri më i lartë i rasteve të reja ishte në Rusi, Gjermani dhe Britani. Agjencia vuri në dukje se vdekjet u rritën me 67% në Norvegji dhe me 38% në Sllovaki.
Agjencia shëndetësore e cilësoi më parë e klasifikoi Evropën si epiqendrën e pandemisë në vazhdim dhe paralajmëroi se mund të ketë 500,000 vdekje të tjera deri në shkurt nëse nuk ndërmerren veprime urgjente në kontinent.
Javën e fundit Austria vendosi kufizime të rrepta në lëvizjen e njerëzve të pavaksinuar, Holanda dhe disa vende të tjera evropiane kanë rivendosur masat kufizuese në përpjekje për të ngadalësuar infeksionet, ndërsa Britania e Madhe vendosi të përdorë doza përforcuese për të gjithë banorët mbi 40 vjeç.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











