Lajme
Evropa, i vetmi rajon ku numri i të infektuarve me Covid-19 po rritet
Numri i rasteve me coronavirus në Evropë është rritur për të pestën javë radhazi, duke e bërë atë rajonin e vetëm në botë ku vazhdon të rritet infeksioni me Covid-19, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Në një raport javor për pandeminë, agjencia shëndetësore e OKB-së thekson se numri i rasteve të reja u rrit me 6.0 për qind në Evropë, krahasuar me rritjen prej 18 për qind të regjistruar javën e kaluar.
Numri javor i infeksioneve të reja në rajone të tjera ka rënë ose ka mbetur afërsisht i njëjtë, thuhet në raport.
Rënia më e madhe u regjistrua në Lindjen e Mesme, ku numri i rasteve të reja u ul me 12 për qind dhe në Azinë Juglindore dhe Afrikë, ku numri ra me nëntë për qind.
Gjithsej tre milionë raste të reja javore janë raportuar në mbarë botën, thuhet në raport.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në botë u rrit me 8 për qind, kryesisht për shkak të Azisë Juglindore, ku shkalla e vdekjeve u rrit me 50 për qind.
Shkalla e infeksionit me coronavirus ishte larg nga më e larta në Evropë, e cila raportoi rreth 192 raste të reja për 100.000 njerëz, e ndjekur nga Amerika Veriore dhe Jugore, me rreth 72 raste të reja për 100.000 njerëz.
Ndërsa Republika Çeke, Polonia dhe vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Lindore kanë raportuar rritjen e fundit të infeksionit, rritja e vazhdueshme e rasteve të konfirmuara në të gjithë Evropën është kryesisht për shkak të rritjes së infeksioneve në Britani, Rusi, Turqi dhe Rumani, tregon raporti./AP
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











