Lajme
Evropa goditet nga stuhi të mëdha bore e reshje shiu
Britania, Gjermania, Franca dhe Holanda, ndër shtetet më të goditura

Shumë shtete evropiane janë duke u përballur me mot të lig. Së fundi, stuhia ‘Darcy’ e quajtur në Mbretërinë e Bashkuar edhe si ‘Bisha nga Lindja 2’ ka mbuluar me dëborë pjesën më të madhe të Anglisë Lindore.
Thuhet se stuhia është shkaktuar nga rryma të ftohta ajri, të cilat vijnë nga Rusia dhe Evropa Lindore.
Shumë udhëtime u ndërprenë, ndërsa disa qendra vaksinimi u detyruan të mbyllen.
“Unë duhej të merrja vaksinën pasdite në 4:30 dhe thjesht rrezikova, sepse moti po keqësohej aq shumë saqë u mendova edhe një herë, por megjithatë vazhdova, duhet të shkoja”, u shpreh Alistair Shaw.
Gjermani
Në Gjermani për shkak të motit të keq gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar me qindra përplasje automjetesh. Policia bëri me dije se 28 persona mbetën të lënduar në rrugët e mbuluara nga akulli.
Shërbimi meteorologjik u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe autoritetet dërguan njerëzit e pastrehë në strehimoret e ngrohta.
“Erë e fortë dhe dëborë, rrugët janë rrjedhimisht të rrëshqitshme. Autoriteti i mirëmbajtjes së autostradës Schüttorf po bën çmos për të mbajtur disi korsitë të pastra. Sidoqoftë, këshillohet të hiqni dorë nga çdo udhëtim nëse nuk janë absolutisht të nevojshme”, u shpreh Boris Kuest, Oficer i Policisë së Autostradës Lingen.
Francë
Franca, nga ana tjetër, është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe përmbytje.
Qindra banorë që jetojnë pranë lumenjve u është dashur të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Në Paris, niveli i lumit lumi Seine vazhdon të rritet dhe statuja Zouave në Pont de l’Alma është tërësisht e zhytur.
Holandë
Edhe Holanda është goditur nga moti i acartë, duke përjetuar një stuhi të rrezikshme, e cila nuk kishte ndodhur për më shumë se një dekadë,
Qeveria u detyrua të anulonte një takim javor për të diskutuar pandeminë e koronavirusit.
Udhëtimet hekurudhore dhe ajrore pothuajse janë pezulluar dhe zyra holandeze e meteorologjisë ngriti alarmin, duke përfshirë në kodin e kuq të gjithë vendin.
E pavarësisht motit të ftohtë, shumë njerëz zgjedhin ta shijojnë në mënyrën e tyre duke sfiduar temperaturat e ulëta.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur në Itali gjendet përmes helikopterit, në gjendje të rëndë Mediat italiane raportojnë se një shtetas shqiptar 44-vjeçar, i cili ishte zhdukur prej dy ditësh, u...
-
Fortune: Mira Murati ndër 50 gratë më të fuqishme në botë
-
Ylli Bajrami diplomohet në “Baruch College” në Nju-Jork
-
Aksident i rëndë në Itali me të vdekur, dyshohet për dy të rinj nga Kosova
-
Aksident në Itali, humb jetën 39-vjeçari shqiptar
Jeta në Austri
-
Austri: SPÖ dhe NEOS arrijnë marrëveshje për koalicionin e ri në Vjenë Vendimi për vazhdimin e bashkëpunimit mes Partisë Socialdemokrate (SPÖ) dhe NEOS në Vjenë u mor të...
-
Treni i ri veror “i gjumit” do të lidhë Vjenën dhe bregdetin kroat
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji qershor
-
Austri: Çmimet e shtëpive arritën mesatarisht 2,709 €/m² në 2024-ën
-
Dita Botërore kundër duhanit: 1.5 milionë austriakë pinë duhan çdo ditë