Lajme
Evropa ende në duart e të nxehtit, rritet rreziku i zjarreve
Pavarësisht shirave të dendura të rëna së fundmi në Evropë, disa rajone mbeten në thatësirë. Fermerët në Lituani duhet të ujitin të mbjellat, por situata po përkeqësohet.
Ata druhen se nëse vazhdohet kështu, mund të humbin një të tretën e të mbjellave.
“Nëse i nxehti vazhdon, nuk do të ketë korrje. Gjithçka varet nga moti dhe shiu që na duhet. Ndoshta do të provoj vallen indiane për të thirrur shiun”, thotë një qytetar.
Edhe rojtarët e pyjeve janë të shqetësuar. Që nga fillimi i vitit ka pasur 70 zjarre në pyje, por duke qenë se për ditët në vazhdim nuk do të ketë shi, rreziku rritet. Rrjedhimisht, njerëzve u është kërkuar të bëjnë kujdes.
“Duam që njerëzit të jenë të përgjegjshëm. Nëse doni të ndizni një zjarr, bëjeni në vendet e posaçme. Kur të mbaroni punë, fikeni me ujë në mënyrë që të mos ketë rreziqe të përhapjes. Duhet ta mbrojmë pyllin”, shprehet Giedrius Tamosiunas, rojtar pylli, Lituani.
Edhe në Poloni ka mungesë shirash. Autoritetet kanë shpallur alarmin për rrezikun nga zjarret që u kanosen pyjeve të thata. Paralajmërimi është më i larti dhe shkaku kryesor është mungesa e shiut.
“Nëse lagështira është nën 10 për qind gjatë 5 ditëve të ardhshme, atëherë do të na duhet të ndalojmë hyrjen në pyje”, thotë Marcin Dziubak, inspektor pylli.
Kjo do të ishte një fatkeqësi për banorët, pasi hijet e pemëve ndihmojnë në ruajtjen e një ambienti të freskët. Nëse bie zjarri, bota e egër do të jetë në rrezik.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











