Fotolajmi
Rekord: Eurozona, më pak të papunë
Gjermania ka regjistruar në shkurt 3.9 për qind normën e të ulët të papunësisë. Normat më të larta ishin ende në Greqi dhe Spanjë, 23.1% gjegjësisht 18.0%
Në shkurt shkalla e papunësisë ka rënë në 9.5 për qind, nga 9.6 për qind sa ishte muajin paraprak, njofton Zyra e Statistikave “Eurostat” në Luksemburg. Ekonomistët e kishin pritur këtë rezultat. Një normë e këtillë e ulët e papunësisë ka qenë vetëm në maj të vitit 2009. Në shkurt të vitit 2016 shkalla e papunësisë ishte 10.3 për qind.
Numri i të papunëve ka rënë në shkurt në krahasim me muajin e kaluar për 140 000, në 15.439.000. Në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, papunësia ka rënë me 1.246 milionë, përcjell albinfo.ch.
Sikur edhe më parë, dallimet në mes të vendeve të euros mbeten të theksuara: Gjermania ka regjistruar në shkurt 3.9 për qind normën e të ulët të papunësisë. Normat më të larta ishin ende në Greqi dhe Spanjë. Në Greqi shifrat e fundit i referohen dhjetorit, kur norma ishte 23.1 për qind. Në Spanjë në shkurt norma ishte 18.0 për qind.
Norma e papunësisë më e lartë në terma vjetorë ishte regjistruar në Spanjë dhe Portugali. Në Spanjë shkalla ka rënë për 20.5 për qind në krahasim me muajin e kaluar që ishte 18.0 për qind, ndërsa në muajin shkurt në Portugali ajo ka rënë nga 12.2 në 10.0 për qind.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














