CH-Ballkani
EUROSTAT: Shqipëri, çmimi më i lartë i energjisë në Ballkan
Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë për konsumatorët familjarë krahasuar me çdo vend tjetër në rajonin e Ballkanit, shkruajnë mediat në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se këtë vit energjia ka kushtuar më lirë në Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Bosnjë. Çmimi i energjisë në Shqipëri është i ngjashëm me atë të Malit të Zi e Bullgarisë, ndonëse prodhohet energjia nga burime të lira, siç janë burimet hidrike. Në Shqipëri, si në Bullgari, çmimi është 0.1 euro për kilovat orë.
Ne Evropë, çmimin më të lartë e mbajnë vende të zhvilluara, si Danimarka dhe Gjermania, ku energjia kushton mesatarisht 0.3 euro për kilovat orë. Por këto vende kanë edhe burime të tjera alternative të përdorimit të energjisë, transmeton albinfo.ch.
Siç raporton abcnews, në Shqipëri, i vetmi burim që ofron një alternativë të pjesshme është gazi i lëngshëm. Shqipëria nuk ka një rrjet shpërndarje të gazit, ndaj ky i fundit përdoret pak.
Krahas kësaj, prej vitit të ardhshëm edhe gazi i lëngshëm do të kushtojë më shtrenjtë për shkak se do te fillojë të aplikohet akcizë.
Akciza do të aplikohet për gazin për automjetet, por nuk përjashtohet mundësia e rritjes së çmimeve në mënyrë abuzive në gazin që do të përdoret për gatim e ngrohje.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











