Lajme
Europarlamentarët darkordohen për rregulla më strikte për Intelegjencën Artificiale

Ligjvënësit europianë janë një hap më pranë miratimit të normave të reja, që kontrollojnë dhe rregullojnë mjetet e Inteligjencës Artificiale (IA) si ChatGPT, pas një votimi ku ata ranë dakord për një projektligj më të ashpër.
Akti i shumëpritur i Bashkimit Europian për IA (The Artificial Intelligence Act), duket se do të jetë legjislacioni i parë gjithëpërfshirës në botë, që rregullon teknologjinë, me rregulla të reja rreth përdorimit të njohjes së fytyrës, mbikëqyrjes biometrike dhe aplikacioneve të tjera të IA.
Pas dy vite bisedimesh, projektligji tani pritet të kalojë në fazën tjetër të procesit, në të cilën ligjvënësit finalizojnë detajet me Komisionin Europian dhe shtetet anëtare.
Duke folur përpara votimit nga dy komisionet ligjvënëse, Dragos Tudorache, një nga parlamentarët (PE) i ngarkuar me hartimin e ligjeve, deklaroi: “Është një marrëveshje delikate. Por është një paketë që besoj se u jep diçka të gjithëve që morën pjesë në këto biseda”.
“Shoqëritë tona presin që ne të bëjmë diçka të vendosur mbi Inteligjencën Artificiale dhe ndikimin që ajo ka në jetën e tyre. Mjafton të ndizni televizorin … në dy ose tre muajt e fundit dhe çdo ditë shihet se sa e rëndësishme po bëhet kjo për qytetarët”.
Sipas propozimeve, mjetet e IA do të klasifikohen sipas nivelit të rrezikut të perceptuar, nga i ulët në të papranueshëm. Qeveritë dhe kompanitë, që përdorin këto mjete, do të kenë detyrime të ndryshme, në varësi të nivelit të rrezikut.
Eurodeputetja gjermane Svenja Hahn tha se, negociatat i kishin detyruar eurodeputetët konservatorë dhe të majtë, të takoheshin në gjysmë të rrugës.
“Ne kemi arritur të gjejmë një kompromis, që do të rregullojë në mënyrë proporcionale IA, do të mbrojë të drejtat civile dhe do të nxisë inovacionin dhe ekonominë,” tha ajo.
Eurodeputetët ranë dakord të ndalojnë përdorimin e njohjes së fytyrës në hapësirat publike, mjetet parashikuese të policisë, si dhe të vendosin masa të reja transparente për aplikacionet gjeneruese të IA, si ChatGPT i OpenAI.
“Ky votim është një moment historik në rregullimin e AI dhe një sinjal i qartë nga Parlamenti, se të drejtat themelore të njeriut, duhet të jenë një gur themeli i BE-së”, tha eurodeputeti Kim van Sparrentak.
“Inteligjenca artificiale duhet t’u shërbejë njerëzve, shoqërisë dhe mjedisit, jo anasjellas.”
Projektligji do të hidhet në votim plenar të Parlamentit Europian në qershor, përpara se të bien dakord për kushtet përfundimtare në bisedimet trepalëshe, që përfshijnë përfaqësues të Parlamentit Europian, Këshillit të Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian.
Pasi të finalizohen kushtet dhe projektligji të bëhet ligj, do të ketë një periudhë mospagimi prej rreth dy vitesh, për të lejuar palët e prekura të pajtohen dhe t’u përshtaten rregullave. / Reuters
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj