Lajme
Europa po shkon drejt recesionit
Goditja e inflacionit po përkon me një rënie ekonomike.
Shenjat paralajmëruese janë tashmë të dukshme. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, rimëkëmbja e pabarabartë nga pandemia Covid-19 dhe thatësira në pjesën më të madhe të kontinentit, kanë krijuar së bashku një krizë të rëndë energjetike, inflacion të lartë, ndërprerje të furnizimit dhe pasiguri të madhe për të ardhmen ekonomike të Europës.
Qeveritë po përpiqen të ndihmojnë më të rrezikuarit. Mes këtij konfuzioni nervor, të gjithë pajtohen për diçka: recesioni po afron.
Fakti se sa e rëndë do të jetë rënia, varet nga mënyra se si do të vazhdojë goditja energjetike dhe si do t’i përgjigjen asaj politikëbërësit.
Së fundmi, çmimet e energjisë arritën maja dikur të paimagjinueshme: më shumë se 290 euro (291 dollarë) për megavat/orë (mwh) për gazin standard, që do të shpërndahej në tremujorin e katërt të vitit (çmimi i zakonshëm para pandemisë ishte rreth 30 €); dhe më shumë se 1200 € për mwh për energjinë elektrike, për të njëjtin tremujor në Gjermani (nga rreth 60 €).
Për shkak se gazi është karburanti margjinal në shumicën e tregjeve europiane të energjisë elektrike, ai përcakton edhe çmimin e energjisë.
Ekonomia europiane hyri në krizë, në një pozicion deri diku të fortë. Tregu i punës është ende relativisht i shëndetshëm, me papunësi në 6.6%, çka nënkupton, sipas standardeve mediokre të Europës, se ekonomia është afër punësimit të plotë.
Pagat me siguri do të rriten në muajt e ardhshëm, pasi kontratat afatgjata do të rinegociohen. Besimi i konsumatorëve ra në fillim të luftës, por jo konsumi. /TheEconomist
E-Diaspora
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti










