Kosova
Eurodeputeti: Serbia të zgjedhë anë: ose me BE-në, ose me Rusinë
Andrey Kovatchev: Sulmi terrorist ndaj Kosovës nuk mund të përsëritet
Mësohet se edhe eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane (PPE), i angazhuar për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev, para deputetëve evropianë theksoi se të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin ndaj Kosovës duhet të sillen para drejtësisë, përcjell albinfo.ch.
Bulgarian MEP Andrey Kovatchev:
🇷🇸 influence is still malicious in neighboring countries, not only in 🇽🇰, but also in 🇲🇰, 🇲🇪, and 🇧🇦.
Final goal of the dialogue should be full recognition of Kosovo by Serbia.
Serbia should choose a side, either with the EU or with Russia. pic.twitter.com/rQmuKkOcun
— Admirim (@admirim) October 3, 2023
Ai tha se duhet të ketë hetim të thellë se kush ishte prapa sulmit, kush ka dhënë urdhër dhe nga janë furnizuar me armatim.
Sipas tij, Putini, Rusia është i interesuar ta destabilizojë Ballkanin dhe duhet të jemi të kujdesshëm të mos lejojmë të ketë provokime të tjera.
Ai po ashtu kërkoi nga KFOR-i që të ketë masa të tilla në mënyrë që të sigurohet se sulmi terrorist nuk mund të përsëritet.
Eurodeputeti nga Bullgaria po ashtu theksoi se dialogu është esencial për reduktimin e tensioneve, ndërsa siç tha ai, qëllimi final i dialogut duhet të jetë njohja e plotë e Kosovës nga Serbia.
Kovatchev i bëri thirrje Serbisë dhe lidershipit atje që të zgjedhë anë, ose me vendet demokratike e BE-në, ose me Rusinë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













