Kosova
Eurodeputeti austriak, kritika Lajçakut: Na bëtë ta mbrojmë agresorin e ta sulmojmë viktimën
Një deklaratë të fuqishme ka bërë eurodeputeti austriak Thomas Waitz, në mbledhjen e Komitetit të Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, duke e kritikuar të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për mënyrën se si po ndërmjetëson në raportet midis Kosovës dhe Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Duke iu referuar tensioneve në veri të Kosovës, Waitz ka thënë se Lajçaku po e bën Bashkimin Evropian të duket keq kur po i mbron agresorët, këtu duke iu referuar Serbisë, duke sulmuar viktimat (Kosovën).
“Dua të them, si e konsideroni të suksesshme një marrëveshje që nuk është nënshkruar nga të dyja palët? Ku e shihni në fakt ndonjë sukses të punës suaj të katër vjetëve të fundit? Dhe dua të them, edhe ju në prezantimin tuaj tani, theksuat… Ndoshta më lejoni të them një fjali fillimisht: Unë e mbështeta shumë vlerësimin se lëvizja e kryeministrit Kurti kur ishte fjala për kryetarët e zgjedhur shqiptarë ishte një provokim dhe ishte një gabim i madh politik”, ka thënë Waitz.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










