Kosova
Eurodeputeti austriak: BE-ja të caktojë njerëz të denjë dhe të paanshëm në proces të dialogut
Pak javë para konstituimit të strukturave të reja në Bashkimin Evropian, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, kërkon nga Komisioni Evropian të caktojë njerëz të denjë dhe të paanshëm për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ai thekson se vetëm në këtë formë mund të ketë sukses dialogu dhe palët të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
Përkitazi me këtë, Mandl thotë se modeli i Tirolit Jugor është një shembull i mirë për Asociacionin, të cilin Kosova mund ta marrë parasysh, derisa nënvizon se i njëjti s’duhet të ketë kompetenca ekzekutive.
Ai kritikon edhe Serbinë për sjellje dhe qasje agresive ndaj Kosovës.
Ndërkaq, nënvizon nevojën që Bashkimi Evropian të heqë sa më parë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
Mandl për KosovaPress thekson nevojën që Kosova dhe Serbia të kenë qasje konstruktive në kuadër të dialogut të Brukselit.
“Duhet të jetë një dialog i vërtetë mes dy vendeve dhe duhet parë se janë dy vende që flasin me njëri-tjetrin, jo kryeqytetet, prandaj e përdor shprehjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe nuk i përmend kryeqytetet për të theksuar se këto janë dy vende në kushte të barabarta.
Ne kemi pesë shtete anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, gjë që është për të ardhur keq. Unë u kam shkruar kryeministrave të secilit prej këtyre pesë vendeve menjëherë pas fillimit të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, por në mjete dhe masa hibride kundër të gjithë neve, për të rekomanduar që tani të njihet Republika e Kosovës, unifikimi i botës së lirë, për bashkimin e botës perëndimore për të kontribuar në bashkimin e Evropës në tërësi, e gjithë kjo do të jetë një parakusht shumë i mirë për një të ardhme pozitive të Ballkanit Perëndimor, domethënë një të ardhme pozitive për Evropën.
Ajo që duhet menjëherë dhe praktikisht janë njerëz nga ana e Komisionit Evropian, të cilët do ta moderojnë këtë proces të dialogut në mënyrë të denjë dhe paanshëm dhe gjithashtu pa marrë asnjë anë, kjo do të jetë diçka që unë i besoj shumë Komisionit të ri Evropian se do ta bëjë më mirë se i fundit kur bëhet fjalë për dialogun”, thekson ai.
Eurodeputeti austriak thekson se Kosova duhet të përmbushë përgjegjësitë e veta sa i përket Asociacionit, mirëpo i njëjti s’duhet të ketë kompetenca ekzekutive.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











