Lajme
“Eurobibus” përfundoi udhëtimin e tij 20-vjeçar

Më 27 janar, në kolegjin e Béthusy-së në Lozanë shoqata e miqve të Institutit zviceran poër studime shqiptare (ISEAL), në bashkëpunim me Shoqatën e Shqiptarëve të Nyon-it, shoqatat kulturo-artistike Ilirët, Teuta e Liria, shoqata Shiko, grupi muzikor Guralumi, Teatri «Kurora», shoqata Ardhmëria, KF Dardania si dhe me Shoqatën e studentëve të Universitetit të Lozanës AEAUL organizuan një mbrëmje për të shënuar 20-vjetorin e themelimit të Eurobibus-it.
Me këtë rast, udhëhqësi i derinatnishëm i Eurobibus, Victor Ruffy, mik i dëshmuar i shqiptarëve, ish-politikan zviceran në nivel federal si dhe i ngarkuar në vitin 1992 nga Këshilli i Evropës për mbikëqyrjen e zgjedhjeve të para në Shqipëri, mori fjalën dhe rikujtoi hap pas hapi zhvillimin e projektit bamirës, duke ftuar me radhë në skenë të gjithë ata që kanë dhënë kohën, energjinë, përvojën dhe diturinë e tyre në shërbim të Eurobibus-it.
Edhe pse numrin i atyre që morën fjalën ishte i madh, prapëseprapë prezantimi i historikut të projektit nuk u bë i mërzitshëm, përkundrazi! Victor Ruffy, themeluesi i projektit Eurobibus, kishte zgjedhur formën e një përralle për të mbajtur vëmendjen e mysafirëve në sallë.
Kështu që ai filloi me një “Na ishte një herë seç na ishte…. një projekt humanitar për Shqipërinë i quajtur Eurobibus. Ky projekt u krijua në vitin 1992 dhe gëzoi mbështetjen e Këshillit të Evropës, Konfederatës Zvicerane, Bibliotekës kantonale dhe universitare dhe të Universitetit të Lozanës. Atë ditë shumë njerëz u bashkuan për të sjellë nga Lozana gjerë në Shqipëri autobus të vegjël me plot libra, fletore dhe materiale mësimore, etj.”
Themeluesi Victor Ruffy, gjithnjë duke u frymëzuar nga stili përrallor, përmendi drejtoreshën e Bibliotekës se Lozanës, profesorët e Universitetit të Lozanës, drejtuesin e bankës, mjekët e ndryshëm, mësimdhënësit, juristë, gjeografë, politikanë, shoferë, infermiere. Të gjithë u ftuan me radhë para mikrofonit për të nënvizuar çaste të prekshme të përjetuara në Shqipëri. Kështu që emocionet, kujtimet, anekdotat shumë herë qesharake mbajtën kureshtjen e publikut.
Data e 27 janarit shënoi edhe përfundimin e fondacionit pas 20 vjetëve ekzistence. Victor Ruffy mbylli kapitullin e fundit të përrallës së tij, duke shprehur gjithë dashurinë e tij për Shqipërinë, një vend me potencial të pashtershëm, tha ai.
© Luli Imeri: Viktor Ruffy
Nën duartrokitjet e publikut si dhe në prezencë të ambasadorëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, Victor Ruffy u shpërblye nga komuniteti shqiptar me një çmim për gjithë punën e tij të palodhshme. Mirënjohja për punën e tij u shpreh edhe nga shumë pronarë të restoranteve shqiptare të Lozanës, të cilët i dhuruan bamirësit Victor Ruffy një darkë në lokalet e tyre.
Eurobibus, një kombinim i fjalëve Europa-Biblioteka-Autobusi, është thurur falë punës vullnetare të zviceranëve dhe shqiptarëve nga Shqipëria e Kosova dhe kishte për synim t’u përgjigjet nevojave më urgjente në fushën e shkollimit. Prandaj, mund të theksohet së falë këtij fondacioni një vlerë prej 691.000 frangash me materiale shkollore është dërguar me autobusa të mbushur me material për shkollat e mesme dhe të larta në Shqipëri.
Duke u bërë një urë ndërlidhëse mes Universitetit të Lozanës dhe Fakultetit të gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës, Eurobibus arriti të shpërndajë disa bursa për studentët shqiptarë, duke motivuar shkëmbimin e vazhdueshëm të përvojave në fushën e arsimit mes Lozanës dhe Tiranës.
Njëzet vjet më vonë Viktor Ruffy vështron se mbi të gjitha projekti Eurobibus ishte “një aventurë origjinale, një tufë miqësie e qëndrueshme”.
Për më shumë informacione lexoni broshurën: Eurobibus 20 ans d’une fructueuse aventure helvético-albanaise
© Luli Imeri
E-Diaspora
-
Ambasadori Fate Velaj dhe Albinot Bimbashi, vendosën lule në qytetin e Grazit, në nderim të viktimave Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, së bashku me të ngarkuarin me punë...
-
Shqiptari shpallet hero në këtë shtet, shpëtoi dy të mitur nga mbytja në lum
-
Përcjellja për në banesën e fundit të Lea Bajramit do të bëhet në Austri
-
Gjermani: Fatjona Maliqi “rrëmbeu” çmimin “Münster Stella Award Klassik 2025”
-
Një shqiptar nga Kosova në Radhët e Paqeruajtësve Kanadezë
Jeta në Austri
-
Masakra në Austri: Sulmuesi kishte planifikuar me imtësi sulmin në shkollë Një ngjarje tragjike tronditi Austrinë të martën, ku një 21-vjeçar vrau nëntë nxënës dhe një mësuese...
-
Vjena do të rrisë çmimin e biletës vjetore të transportit, por për sa?
-
Austri: BE evidenton 52.2 miliardë cigare të pataksuara në 2024-ën
-
Ambasadori Fate Velaj dhe Albinot Bimbashi, vendosën lule në qytetin e Grazit, në nderim të viktimave
-
Përcjellja për në banesën e fundit të Lea Bajramit do të bëhet në Austri