Shqipëria
Euro vazhdon të bie
Monedha e përbashkët zbriti në 1.17 dollarë, duke kapur nivelin më të ulët që prej muajit dhjetor
Euro e ka nisur javën me rënie, duke zbritur në 127.04 lekë, 0.13 lekë më pak se në fund të javës së kaluar, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, duke arritur nivelin më të ulët në më shumë se një javë.
Rënia e euros ditën e sotme lidhet më shumë me nënçmimin e saj në bursat ndërkombëtare.
Monedha e përbashkët zbriti në 1.17 dollarë, duke kapur nivelin më të ulët që prej muajit dhjetor, shkruan ‘Monitor’.
Dollari është rritur në mënyrë befasuese në bursa, duke arritur nivelin më të lartë në pesë muajve, si rrjedhojë e lehtësimit që ka sjellë pezullimi i luftës tregtare mes Kinës dhe SHBA-ve.
Euro nga ana tjetër është e dobët për shkak të koalicionit qeveritar populist në Itali, në një kohë që pritshmëritë për një rritje të interesave nga Banka Qendrore Evropiane janë shtyrë për në mes të vitit 2019, përcjell albinfo.ch.
Luhatjet në tregun ndërkombëtar janë reflektuar dhe përmes rritjes së dollarit, i cili kërceu në 108.15 lekë, duke arritur nivelin më të lartë që nga mesi i muajit janar.
Ekspertët pohojnë se arsyeja kryesore e euros së dobët lidhet me ofertën e lartë për valutë në tregun e brendshëm, përballë kërkesës së dobët. Faktorët mbeten të njëjtë, burimet nga ekonomia informale, që po kanalizohen përmes ndërtimit, të ardhurat nga turistët që këtë vit pritet të jenë më të shumë në numër dhe faktorët e zakonshëm si eksportet, remitancat, pagesat e taksave nga bizneset që i kanë të ardhurat në euro, etj.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













