Shqipëria
Euro pritet të bie më shumë edhe gjatë sezonit turistik
Aktualisht euro është dobësuar në tregjet ndërkombëtare për shkak të fitores së partive të ekstremit të majtë në Itali

Euro ka shënuar sërish një rekord të ri të ulët në Shqipëri. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer me 126.49 lekë, rreth 0.23 pikë më pak se një ditë më parë.
Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit aktualisht po ndikojnë efektet sezonale. Ata argumentojnë se sezoni turistik ka nisur më shpejt.
Duke u bazuar në ecurinë shumë vjeçare të kursit të këmbimit sipas akterëve kryesorë të tregut, nëse euro do t’i nënshtrohet trendëve të viteve të mëparshme, dy do të jenë periudhat e dobëta për të.
Me përfundimin e muajit të Ramazanit, sipas ekspertëve pritet që të rriten flukset e turistëve nga Kosova dhe për rrjedhojë do të rritet më tej oferta në valutë. Ndërsa periudha e dytë parashikohet gushti, i cili është muaji ku shtohen flukset e emigrantëve që kthehen në atdhe për pushime dhe sjellin dhe remitanca për të afërmit e tyre, shkruan ‘monitor’.
Ekspertët vazhdojnë t’i qëndrojnë mendimit se shkak për rënien e valutës janë prurjet nga aktivitete jo të ligjshme dhe shtojnë se zhvillimet në kursin e këmbimit janë jashtë konceptit ekonomik, përcjell albinfo.ch.
Akterët kryesorë të tregut thanë për Monitor se për shkak të rënies së vazhdueshme të euros, individët që kanë kursime në valutë kanë nisur që të këmbejnë në monedhën vendase për shkak të frikës së rënies së mëtejshme.
Dollari amerikan shënoi rritje rekord në tregun vendas. Një dollar u këmbye me 109.6 lekë, rreth 1.17 lekë më shumë se një ditë më parë, duke rikuperuar pikë nga zhvlerësimi që pati në muajt e parë të 2018-s.
Aktualisht euro është dobësuar në tregjet ndërkombëtare për shkak të fitores së partive të ekstremit të majtë në Itali. Ndërsa dollari ka reflektuar besim tek investitorët pas zhvillimeve pozitive për të arritur një marrëveshje midis SHBA dhe Koresë për armët bërthamore.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës