Ekonomi
Euro më i fuqishëm se dollari gjatë 2020-ës
Valuta e euros mund të forohet edhe më shumë
Valuta e euros mund të forcohet më tej, për t’u këmbyer me 1.16 dollarë gjatë gjithë vitit 2020 falë një sërë faktorësh, jo detyrimisht rimëkëmbjes ekonomike në Evropë.
Tashmë jashtë kufijve të kontinentit konfliktet vijojnë dhe rreziqeve e të ulëta politike dhe mungesa e ndonjë ndryshimi të rëndësishëm të politikave monetare nga Banka Qendrore Evropiane pritet të ndikojnë në forcimin e monedhës së përbashkët.
Euro e përdorur në 19 vende evropiane, është tregtuar me 1.11 dollarë dhe ka filluar tendencën në rritje. Euroja filloi të humbasë ndaj dollarit gjatë gjithë vitit 2019, për shkak të tensioneve tregtare ndërkombëtare, të dhëna ekonomike të dobëta dhe rreziqeve të perceptuara politike. Në muajin shtator, euroja ra në 1.09 dollarë pasi investitorët vunë në dyshim perspektivat ekonomike të Gjermanisë, ndryshimet në qeverinë italiane dhe faktin nëse Banka Qendrore Evropiane do të njoftonte ndonjë stimul të mëtejshëm monetar.
Ndërsa vit i ri i ka filluar, strategët e bursës dhe ekspertët e fushës besojnë se euro do të kompensojë disa nga humbjet e vitit të kaluar, përcjellë albinfo.ch.
“Ne mbetemi konstruktivë se në vitin 2020, një rritje e qëndrueshme ciklike do ta mbajë monedhën e përbashkët në nivele më të larta se dollari”, tha banka Nomura në një hulumtim të fundit të tregut.
Nomura tha se të dhënat evropiane do të mbeten në fuqi pasi Banka Qendrore Evropiane nuk pritet të ndryshojë politikat e saj aktuale. Madje ajo ka hapësirë për disa reforma pozitive, daljet e kapitalit po bien dhe ka rreziqe më të ulëta politike, se sa shtetet e tjera në Lindje apo SHBA.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











