Bota
Euro, më e dobët se dollari pas 11 vjetëve
Monedha e përbashkët evropiane ka shënuar rënien për herë të parë nën vlerën e dollarit pas më shumë se 11 vjetëve
Dollari kishte rënë më shumë se euro për herë të fundit më 11 nëntor 2003.
Lajmi kryesor në tregun financiar ndërkombëtar është se dollari amerikan ka mposhtur euron pas më shumë se 11 vjetëve, raporton AFP.
Ekonomistët thonë se euro është tani në nivelin më të ulët historik, ngase pretendimet e tregtarëve në tregjet e aksioneve dolën të vërteta se Banka Qendrore Evropiane do të rrisë programin stimulues nëpërmjet blerjes së obligimeve.
Çdo monedhë është një reflektim i ekonomisë së një vendi dhe është e qartë se sjellja e euros është një reflektim i situatës ekonomike në vendet më të mëdha të Eurozonës, në radhë të parë Gjermanisë dhe Francës, si dhe vendet e të tjera, ekonomia e të cilave është e pazhvilluar.
Çdo vështirësi që mund të lindë në situatën e përgjithshme ekonomike në Eurozonë, thonë ekspertët, ndikojnë dukshëm në lëvizjen e kursit të këmbimit.
Përndryshe, raporti dollar-euro është më interesanti në tregun financiar ndërkombëtar, sepse këto dy monedha janë tregtuar zakonisht në të njëjtën kohë dhe pasqyron gjendjen e ekonomisë të vendeve më të fuqishme të botës.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









