Shqipëria
Euro fillon të stabilizohet
Ndërsa dollari amerikan ka vijuar të zhvlerësohet më tej në tregun vendas. Një dollar është këmbyer sipas Bankës së Shqipërisë në nivelin e 106.7 lekëve, rreth 0.63 pikë më pak se një ditë më parë
Kursi i këmbimit duket se është stabilizuar gjatë ditës, pas luhatjeve të forta në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer në kuotën e 126.11 lekëve, me një rënie të lehtë prej 0.04 pikësh.
Sipas ekspertëve të tregut euro po ekuilibrohet në tregun vendas, duke u këmbyer në nivelin real. Akterët i argumentojnë luhatjet e forta me efektin psikologjik që dha deklaratat e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë se do të ndërhynin në treg për të frenuar rënien e më tejshme të monedhës euro, shkruan ‘monitor’.
Ndërsa dollari amerikan ka vijuar të zhvlerësohet më tej në tregun vendas. Një dollar është këmbyer sipas Bankës së Shqipërisë në nivelin e 106.7 lekëve, rreth 0.63 pikë më pak se një ditë më parë, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët presin që me ardhjen e turistëve nga trevat me përfundimin e muajit të Ramazanit, oferta në valutë do të rritet.
Ndërkohë edhe agjencitë e këmbimit valutor duken më të relaksuara duke qenë se kanë ngushtuar diferencën midis çmimit të blerjes dhe të shitjes së valutave, nga 1-2 lekë që ishte një ditë më parë, në pak se një lek sot.
Ekspertët shprehen se është ende herët për të folur për tendencën e këmbimit euro/lekë, duke qenë se mbetet për tu parë reagimi i tregut në javët në vijim.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












