Shqipëria
Euro fillon të forcohet
Edhe dollari amerikan është forcuar në Shqipëri. Një dollar është këmbyer në tregun vendas me 109.5 lekë, rreth 0.59 lekë
Euro ka filluar të ngritet ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer me 126.18 lekë, rreth 0.25 pikë më shumë se një ditë më parë.
Megjithatë sipas ekspertëve rritjet janë modeste në tregun vendas dhe më shumë mund të flasim për një stabilizim të valutës në vend. Ekspertët e tregut e argumentojnë këtë rritje të lehtë me praninë e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, shkruan ‘monitor’.
Banka e Shqipërisë deklaroi në fillim të qershorit ndërhyrjen e jashtëzakonshme të Bankës së Shqipërisë duke tërhequr valutë nga tregu. Gjatë konferencës rajonale midis Guvernatorëve të Bankave Qendrore të rajonit, Sejko argumentoi këtë ndërhyrje me faktin që forcimi i lekut nuk po justifikohej më nga fondamente dhe se rënia e mëtejshme e euros po ndikohej për shkak të pritshmërisë të agjentëve të tregut valutor, përcjell albinfo.ch.
Edhe dollari amerikan është forcuar në Shqipëri. Një dollar është këmbyer në tregun vendas me 109.5 lekë, rreth 0.59 lekë. Sipas ekspertëve dollari po reflekton forcimin në tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave nga Financial Times, euro u këmbye në tregjet ndërkombëtare me 1.15 dollarë, shumë pranë nivelit më të ulët të 12 muajve të fundit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














