Lajme
Eulex: Vrasjet e anëtarëve të LDK-së, të motivuara politikisht
Policia e EULEX-it, vrasjet prej Xhemajl Mustafës e deri tek ajo e Shaban Manajt, i ka konsideruar si krime të motivuara politikisht
Dhjetëra persona që kanë mbështetur Lidhjen Demokratike të Kosovës janë vrarë ose janë tentuar të vriten vetëm pse ishin anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu shkruan gazeta “Koha Ditore” në një shkrim botuar të premten, duke iu referuar burimeve të tyre nga Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX).Njësia për hetimin e krimit të organizuar e Policisë së EULEX-it, siç thuhet në raport, ka renditur dhjetëra raste të vrasjeve prej Xhemajl Mustafës e deri tek ajo e Shaban Manajt, të cilat i ka konsideruar si krime të motivuara politikisht. Prapa këtyre vrasjeve, vrasjeve në tentativë, rrahjeve e kidnapimeve, sipas hetuesve, qëndron një organizatë e mirëfilltë e financuar mirë. Ky raport i nënshkruar nga hetuesi Gary Fainsworth, që ka të bëjë me hetimet e krimeve të ndryshme, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, thekson se më 3 tetor 2011 është lëshuar një “dokument i klasifikuar” me qëllim të shqyrtimit të tipit të vrasjeve profesionale dhe veprat penale të ndërlidhura me to, që janë kryer ndërmjet 1999 dhe 2001.Gazeta “Koha Ditore” përmend emrat e tyre që janë vrarë, ose që janë tentuar të vriten, vetëm pse ishin mbështetës ose simpatizantë të ish presidentit Ibrahim Rugova.Aty përmendet Ismet Arifi-vrasje në tentativë-3 nëntor 1999; Selim Broshaj-i vrarë- 14 shtator 2000; Besim Dajaku-i vrarë- 19 tetor 2001; Nezir Gara-sulm i rëndë fizik- 25 shtator 1999; Sali Gashi-vrasje-15 qershor 1999; Gani Geci-vrasje në tentativë-19 tetor 2001; Haki Imeri-vrasje-2 nëntor 1999; Ajet Istogu-vrasje-17 janar 2000; Bekim Kastrati-vrasje-19 tetor 1999; Ibush Kllokoqi-vrasje-6 gusht 1999; Adem Lahi-vrasje-21 qershor 1999; Adem Salihaj-vrasje në tentativë-12 qershor 2000; Agim Veliu-vrasje në tentativë etj.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











