Lajme

Eulex-i pret hetimet para se të marrë masa ligjore për punonjësit

"Nuk mund të akuzoj askënd pa përfunduar hetimet", ka deklaruar shefi i EULEX-it, Marhnac

Shefi i Eulex-i, Xavier Bout de Marhnac, ka dhënë përgjigje diplomatike ndaj asaj që është raportuar se si një punonjës i EULEX-it ka fyer dhe terrorizuar stafin vendës të këtij misioni.

“Ne kemi marrë masën e suspendimit posa kemi dëgjuar për një gjë të tillë, kemi nisur një proces hetimor dhe e kemi marrë me seriozitet këtë gjë. Por, nuk mund të akuzoj askënd pa përfunduar hetimet”, ka deklaruar shefi i EULEX-it, Marhnac.

Megjithëse ai ka thënë se është përgjegjës për gjithë misioni, Marhnac ka deklaruar se nuk mund të kontrollojë sjelljet e gjithë secilit.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se nuk do të shtojë asgjë më shumë se sa foli Marnac-u, por ka theksuar se raportet e institucioneve të Kosovës me EULEX-in  nuk mund të prishen nga sjellja e individëve..