Lajme

Eulex-i ngre padi për tre serbë të dyshuar për krime lufte

Një gjyqtar i EULEX-it e ka konfirmuar një padi kundër tre serbëve të Kosovës, të cilët janë të dyshuar për krime të bëra në popullatën civile gjatë luftës në Kosovës në vitin 1999, raporton B-92. Padia ndaj vëllezërve Slobodan dhe Srećko Martinoviq dhe Svetlana Stojanoviqit, ishte bërë në dhjetor të 2010-ës në dyshimin për krime lufte në Kosovë.

Sipas padisë së ngritur nga prokurorja speciale për krime lufte, Merita Bina-Rugova, të dyshuarit akuzohen për shkelje të rëndë të integritetit fizik e shëndetësor të dy shqiptarëve. Avokati i të akuzuarve i ka thënë B92-shit se mbrojtja do të ofrojë prova se të akuzuarit janë të pafajshëm.