Lajme
EULEX-i e shpall veriun zonë të rrezikshme
Misioni evropian i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, ka marrë vendim që për pjesëtarët e këtij misioni pjesën veriore të Kosovës ta shpallë si zonë të rrezikshme. Sipas EULEX-it, pjesëtarët e këtij misioni duhen të kenë shumë kujdes në këto pjesë të Kosovës.
Me këtë vendim EULEX-i dëshiron që policët e tij t’i mbajë në kontroll, të dijë në çdo moment se në cilin vend gjenden. Sipas një dokumenti të siguruar nga “Koha Ditore”, shkas për këtë vendim duket të jenë incidentet që ndodhën ditë më parë, kur në dy raste katër policë të EULEX-it dhe një pjesëtar i OSBE-së u rrahën në veri të Mitrovicës nga persona të panjohur. Sipas dokumentit, pjesëtarët e EULEX-it që udhëtojnë për në komunat veriore të Kosovës – Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Mitrovicë matanë lumit Ibër si dhe në pikat kufitare G1 dhe G31 duhet t’iu përmbahen rregullave që janë vënë në funksion nga ky mision që pas incidentit në veri të Mitrovicës. Pjesëtarët e EULEX-it në rast se dalin matanë lumit Ibër me vete duhet të kenë telefonin celular dhe radiolidhjen gjithnjë të kyçur në rrjet. Në rast se anëtarët e EULEX-it hyjnë në zonat e rrezikut, pra në pjesën veriore të Mitrovicës dhe Kosovës për çfarëdo arsye, janë të detyruar që të lajmërohen në bazën e tyre se ku gjenden dhe për cilat arsye. Në rast se pjesëtarët e EULEX-it nuk lajmërohen në bazë se ku gjenden në veri të Mitrovicës, ndaj tyre do të pasojnë ndëshkime deri në largimin nga misioni. Gjatë dy javëve të kaluara, në dy raste, në veri të Mitrovicës nga një grup të rinjsh serbë të ashtuquajturit “Nova Nada Mitrovice” janë sulmuar pjesëtarë të EULEX-it dhe të OSBE-së. Në rastin e parë nga disa të rinj janë sulmuar një pjesëtar i EULEX-it dhe një tjetër i OSBE-së, ndërsa në rastin e dytë në orët e hershme të mëngjesit ishin sulmuar dhe ishin rrahur rëndë tre pjesëtarë të EULEX-it.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










