Sport

Etrit Berisha kundër racizmit

Portieri i Lazios, Etrit Berisha nuk po ka shumë minuta në fushë, megjithatë ai është përfshirë në një kampanjë kundër racizmit, kampanjë që po organizohet në shkollat e Romës, shkruan albinfo.ch.

Berisha i shoqëruar edhe nga disa futbollistë tjerë të Lazios, ka folur për racizmin që ndodh edhe në fushat e blerta. “Po, ka ndodhur, megjithatë nuk është mirë. Kjo dukuri duhet të eliminohet. Në fillim unë kisha probleme të adaptohem, por shokët më kanë ndihmuar shumë dhe tani jam i qetë”, ka thënë Berisha, bën të ditur “Corriero Dello Sport”.