Shkurt.ch
ETH: Për ashpërsim kriteri dhe dyfishim të pagesës për studime
Nuk përjashtohet një dyfishim i kësaj pagese, gjegjësisht nga 1300 sa është tash, në 2600 franga
I porsazgjedhur në postin e rektorit të universitetit ETH të Cyrihut, Lino Guzzella, qysh me prononcimet e tij të para ka tërhequr vëmendjen e opinionit.
Në një intervistë për “NZZ am Sonntag” rektori i ri i universitetit më prestigjioz në Zvicër është shprehur për një kriter më të fortë të pranimit të studentëve në universitete. Dhe shkalla e parë për ngritjen e nivelit të studimeve është gjimnazi.
Sipas tij kriteret për pranim në gjimnaz duhet të ashpërsohen. “Gjimnazet duhet të trajtohen si shkolla elite. Testet për pranim në to janë tepër të thjeshta dhe të lehta”.
Tema e radhës të cilën ai ka ngritur në këtë intervistë, ka qenë shtrenjtimi i pagesës për regjistrimin e vitit në ETH. Sipas tij nuk përjashtohet një dyfishim i kësaj pagese, gjegjësisht nga 1300 sa është tash, në 2600 franga.
Këtë propozim Guzzella e bën për shkakun se sipas tij, me gjithë rritjen e numrit të studentëve për 60 për qind në dhjetë vitet e fundit pothuaj se nuk ka pasur rritje të buxhetit të këtij universiteti.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









