Lajme
Është ngritur në 7 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Zvicër
Ky është njëherësh rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi në Kantonin Baselstadt
Edhe një person tjetër ka vdekur në Zvicër si rezultat i koronavirusit. Departamenti i shëndetësisë i Kantonit Basel-Stadt ka bërë të ditur se një pacient 67-vjeçar me sëmundje serioze të mëparshme ka vdekur sot në Spitalin Universitar të Bazelit, shkruan srf.ch.
Personi në fjalë ishte shtruar në spital më 4 mars dhe gjendja e tij përkeqësohej vazhdimisht.
Ky është njëherësh rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi në Kantonin Baselstadt.
Në total, deri tani në Zvicër shtatë njerëz në Zvicër kanë vdekur nga infeksioni i mushkërive Covid-19, transmeton albinfo.ch.
Sipas Qeverisë Federale, janë 815 raste tashmë të konfirmuara të infeksionit, 43 të tjera me një rezultat të parë pozitiv që pritet të konfirmohen.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











