Lajme
Debat i ashpër për pasardhësin e Merkelit
Që kur kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi se do të hiqte dorë nga kryesia e CDU-së, është ndezur lufta për pasardhësin e saj në parti

Si duket çdo herë e më shumë në Gjermani po debatohet ashpër për pasardhësin e Merkelit.
“Ditë të hidhur për CDU dhe në të njëjtën kohë e di se dita mund të ketë pasoja të hidhura për të si drejtuese partie – dhe pasardhëse të mundshme të Merkelit”, ishin fjalët e para të Annegret Kramp-Karrenbauer
Meqenëse pas rezultateve të dobëta të CDU-së konservatore në zgjedhjet në lindje, brenda partisë nuk kursehen kritikat. Njëri nga kritikët e quan qeverinë Merkel “tmerrësisht të dobët”.
Deutsche Welle ka shkruar se Annegret Kramp-Karrenbauer nuk tingëllon shumë e lumtur, kur takohet të hënën me përfaqësuesit e shtypit. Ajo flet për një “ditë të hidhur për CDU” dhe në të njëjtën kohë e di se dita mund të ketë pasoja të hidhura për të si drejtuese partie – dhe pasardhëse të mundshme të Merkelit. CDU-ja konservatore ra në vendin e tretë në zgjedhjet në landin gjerman lindor të Tyringisë të dielën.
Duke qenë se Partia e Majta dhe partia populiste Alternativa për Gjermaninë (AfD) arritën të bindin më shumë votues sesa partia e drejtuar nga Kramp-Karrenbauer. Një shuplakë zgjedhore, që bën që karrigia e saj, që tashmë po lëkundet, të lëkundet edhe më tej.
Thuhet që kur kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi se do të hiqte dorë nga kryesia e CDU-së dhe se nuk dëshiron të kandidojë më për kancelare në zgjedhjet e ardhshme federale në vitin 2021, është ndezur lufta për pasardhësin e saj në parti. Vërtet që kandidatja e preferuar e Merkelit, Annegret Kramp-Karrenbauer, e fitoi me diferencë të ngushtë votash kryesinë e CDU në kongresin e Partisë vitin e kaluar, por e padiskutueshme ajo nuk është aspak.
Po ashtu Jo pak vetë në parti kritikojnë faktin që Angela Merkeli në 14 vjetët kur e drejtoi ajo, e ka zhvendosur CDU-në më tej në të majtë. Ata kërkojnë një profil të qartë konservator, si recetë për sukses kundër populistëve të djathtë të AfD-së që janë forcuar. Kjo parti fitoi shumë vota jo vetëm në zgjedhjet në Tyringi, por edhe në dy zgjedhje të tjera në Gjermaninë Lindore vendin e dytë përsa u përket votave.
Për shumë vetë, Friedrich Merz, një kundërshtar i përjetshëm i Merkelit, konsiderohet figurë simbol dhe bartës i shpresës në këtë drejtim. Megjithëse ai i humbi zgjedhjet për kryesinë e partisë kundër Kramp-Karrenbauer-it dhe aktualisht nuk ka ndonjë post politik, ai merr pjesë shumë aktiv në debatin e brendshëm politik mbi CDU.
Gjithashtu ai e përshkroi në një intervistë me kanalin televiziv gjerman ZDF, qeverinë federale si “tmerrësisht të dobët”. Performancën e dobët të partisë së tij, ai ia faturon veçanërisht Angela Merkel-it. Ai e akuzon atë për “mungesë orientimi” dhe thotë hapur se nuk mund ta përfytyrojë që kjo lloj qeverisjeje të zgjasë edhe dy vjet të tjerë. Kramp-Karrenbauer nuk e sulmon drejtpërdrejt Friedrich Merz-in, por e pranon se në konferencën e partisë CDU në nëntor letrat mund të përzihen sërish, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë