Kosova
Escobar: Vendimi për pranimin e Kosovës në KE s’është fitore
Është një obligim
Vendimi për ta pranuar Kosovën në Këshillin e Evropës nuk është një fitore, por një obligim, kështu ka thënë Zëvendëndihmës Sekretari i SHBA-së, Gabriel Escobar, përcjell albinfo.ch.
“Këshilli i Evropës ka për obligim që të sigurojë aplikim sipas standardeve demokratike dhe lirisë”.
Sipas tij, statusi i pakicës serbe në Kosovë do të jetë hapi tjetër i Këshillit.
Tutje Escobar ka thënë se edhe Prishtina, edhe Beogradi janë të interesuara në arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.
“Ato nuk do të ishin në Ohër dhe nuk do të pranonin marrëveshje ligjërisht obligative nëse nuk do të ishin seriozë. Edhe Bashkimi Evropian, edhe SHBA-ja janë seriozë për këtë çështje”.
Escobar ka folur edhe për propozimet lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Për herën e parë ne kemi dëgjuar direkt nga Qeveria e Kosovës për vizionin lidhur me Asociacionin, derisa Serbia ka një version tjetër. Përgjigjja për të dyja palët është që të flasin në dy javët në vijim”, ka theksuar ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










