Kosova
Escobar nis takimi me kryeministrin Kurti
Pas takimeve që kishte fillimisht me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e pastaj me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, emisari amerikan, Gabriel Escobar i ka shkruar në zyrë kryeministrit Kurti, takim ky që po zhvillohet para atij të nesërm me presidentin serb, Vuçiq, përcjell albinfo.ch.
I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një adresim për media pas takimit që kishte me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është optimist për një rezultat pozitiv nga takimi i nesërm në Ohër.
Emisari amerikan ka përsëritur se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të siguruar paqe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës e Serbisë, por edhe tërë rajonit.
“I mirëpres takimet shumë produktive në Ohër bashkë me Kurtin dhe Vuçiq. Ne kemi për qëllim që të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësitë për Kosovën dhe Serbinë e pjesën tjetër të rajonit që të bëhen anëtarë të plotë të komunitetit euroatlantik dhe ne mendojmë se ky propozim evropian i lehtësuar nga BE-ja mundëson një shansë të jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme ndërmjet dyja vendeve. Si mbështetësi më i madh i Kosovës në botë, ne kemi për qëllim që kjo të funksionojë, por jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin që të zhbllokohet disa prej burimeve më të mira që Ballkani ia ofron vetes dhe të tjerëve. Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër, jam optimist, shumë optimist për mundësitë për një zgjidhje paqësore dhe shpresoj se pas së shtunës do të kemi lajme të mira”, është shprehur Escobar.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













