Kosova
Escobar e Lajçak e quajnë propozim ‘serioz’ draft-statutin e propozuar nga Edi Rama
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari evropian, Miroslav Lajçak, e cilësuan si “propozim serioz” projektstatutin për këtë asociacion, të cilin Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha më 8 qershor se u ka dërguar presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Komentet e dy zyrtarëve të lartë, sipas “Zërit të Amerikës”, u bënë gjatë një debati në Këshillin Atlantik.
Escobar sërish hodhi poshtë pretendimet se Uashingtoni së fundmi po ndihmon më shumë Serbinë se sa Kosovën, ndërsa Lajçak tha se të dyja palët do të përballen me pasoja nëse nuk punojnë për shtensionimin e gjendjes.
“Kemi shqetësime për Serbinë dhe marrëdhënieve të saj me Rusinë, por ndërsa punojmë me Serbinë për të trajtuar këto shqetësime, nuk do të sakrifikojmë qëndrueshmërinë rajonale”, tha zoti Escobar.
Të dy diplomatët thanë se Kosova dhe Serbia nuk e kanë luksin të presin, ndërsa viti që vjen është periudhë e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









