Kosova
Escobar: Dorëheqja e kryetarëve në veri do të ishte rruga më e shpejtë dhe më e lehtë
Jemi në prag të takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë se pret nga palët të marrin seriozisht detyrimet e tyre të dala nga marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të fillojnë përmbushjen e tyre për të shënuar përparim në zbatimin e saj, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me këtë temë, Escobar thotë se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian si mënyrë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe frutdhënëse ndërmjet dy vendeve”.
“Do të donim t’u kërkonim palëve t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre nga kjo marrëveshje dhe të fillojnë të përparojnë me përmbushjen e detyrimeve ekzistuese dhe të mëparshme nga dialogu dhe nga marrëveshja dhe të fillojnë të shënojnë përparim këtë vit”, ka thënë ai për Zërin e Amerikës.
Ai është shprehur se për zgjedhje të reja në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, dorëheqjet e kryetarëve aktualë janë rruga më e shpejtë dhe më e lehtë.
“Nëse doni të keni zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve, mendoj se dorëheqjet janë rruga më e shpejtë, më e lehtë. Peticioni si nismë nuk është provuar ndonjëherë më parë. Në fakt, nuk ekzistojnë shumë nga rregulloret dhe ligjet për këtë. Megjithatë, po kërkojmë për çfarëdo mundësie brenda Kushtetutës, që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Po kërkojmë nga serbët që të marrin pjesë plotësisht në zgjedhje kur ato të vendoset të mbahen. Se si arrijmë deri aty, është çështje që do të diskutohet mes palëve. Por, gjithsesi besoj se dorëheqjet do të ishin më të shpejtat. Megjithatë, po e përcjellim situatën me shumë vëmendje”, ka thënë ai.
Takimi mes dy kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mbahet të enjten në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pas disa muajsh tensionesh dhe përshkallëzimi në Kosovë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














