Kosova
Escobar: Asociacionit s’mund t’i ikë një parti apo individ njëanshëm
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka komentuar deklaratën e tij në lidhje me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ku rreth një muaj më parë tha se nëse ai nuk formohet nga qeveria, atëherë do të gjenden partnerë alternativë, përcjell albinfo.ch.
Escobar tha se Asociacionit nuk mund t’i ikë një parti a individ njëanshëm, teksa shtoi se i njëjti e obligon edhe Kosovën edhe Serbinë, por edhe Bashkimin Evropian.
Më tej, Escobar tha se çështjen e formimit të asociacionit po e diskutojnë edhe me anëtarë të shoqërisë civile, grupe multietnike e organizata hulumtuese që, sipas tij, kanë punuar shumë për të parë se si mund të funksionojë asociacioni në mënyrë që nuk e rrezikon funksionalitetin e Kosovës.
“Këta janë partnerët nga të cilët do të filloj të kërkoj që të na ndihmojnë t’i krijojmë disa ide dhe t’i lehtësojnë disa nga frikësimet që njerëzit mund t’i kenë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, është shprehur Escobar.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










