Kosova
Escobar: Asociacionin pres ta bëjë kjo Qeveri
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka sqaruar një deklaratë të tij të ditëve të fundit, kur tha se asociacioni duhet të bëhet, por pyetja është se cila qeveri duhet ta implementojë atë.
Nga opinioni kjo u kuptua si një thumb i Escobarit ndaj Qeverisë aktuale të Kosovës.
Megjithatë, ai ka deklaruar se ai vetëm po i përgjigjet pyetjes “Çka nëse kryeminsitri Kurti nuk e pranon atë (asociacionin)?”.
“Jo. Kjo ishte përgjigjja e një pyetjeje kur njerëzit më pyetën: Çka nëse kryeministri Kurti nuk e pranon atë? Por, në fakt, është obligim të cilin e ka marrë jo një njeri apo një parti, por një organ ndërkombëtar që është Qeveria e Kosovës”, ka deklaruar Escobar në një intervistë për RTV 21.
Escobar ka thënë se ka menduar të pyesë se kush do të jetë në krye të qeverisë kur të bëhet asociacioni.
“Pra, shtrohet pyetja se kush do të jetë në krye kur të ndodhë? Sigurisht që pres që do të jetë kjo qeveri, sepse na duhet progres menjëherë, por fakti është se për ne ju jeni anëtarë të komunitetit euroatlantik – nuk jeni pjesë të strukturave formale – por nënshkrimi juaj, nënshkrimi i liderëve tuaj të mëhershëm është i vlefshëm për ne, do të duhej të vlejë për ne dhe do të duhej të jetë i vlefshëm edhe për ju”, ka deklaruar ai.
“Pra, çështja është se si të arrijmë aty duke e ditur se ky është fakt që do të ketë një Asociacion”, ka shtuar Escobar.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












