Lajme
Escobar: Askush s’duhet të vritet apo të lëndohet, shpresoj se s’do të ketë një konflikt në veri
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me drejtuesit e institucioneve në Prishtinë dhe Beograd shpreson që nuk do të ketë një konflikt në veriun e Kosovës.
Ai, duke folur në një intervistë për mediumin serb N1, ka thënë se askush nuk duhet të vritet apo të lëndohet për shkak të tabelave të automjeteve. Kur është pyetur nëse ka potencial për përshkallëzim të konfliktit me një shtator apo ditëve në vijim, kur Qeveria e Kosovës planifikon të vendosë reciprocitet ndaj Serbisë për çështjen e targave të automjeteve dhe dokumentacionit, Escobar ka thënë: “Shpresoj që jo”.
Escobar edhe më herët kishte shprehur shqetësimin e tij për një konflikt të mundshëm, si rezultat i mungesës së një marrëveshjeje mes dy shteteve mbi këto çështje. “Shpresoj njerëzit ta kuptojnë që askush nuk duhet të vritet apo të lëndohet për shkak të tabelave të automjeteve. Megjithatë, pa marrë parasysh nga ajo që shpresojmë, ne në mënyrë të koordinuar jemi duke punuar për siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe regjion. KFOR-i është prezent, EULEX-i është prezent dhe kemi bashkëpunim të ngushtë me dy qeveritë dhe po përpiqemi të zgjidhim mosmarrëveshjet mes tyre, përpara se të rriten tensionet që mund të eskalojnë në një konflikt. Dhe, shpresoj që kjo nuk do të ndodhë”, ka deklaruar ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar nëpërmjet një interviste të dhënë për Al Jazeera dërgimin e forcave speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ai ka thënë se askush nuk mund ta pengojë operimin e tyre në gjithë territorin e shtetit.
Ndërkohë, pas kësaj deklarate, reagime të ashpra kanë ardhur nga Beogradi, me paralajmërime për rezistencë nga populli serb në Kosovë, në rast të futjes së forcave policore në veriun e vendit, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











