Sport
Erza Muminoviq, me medalje të bronztë për Kosovën në Çeki
Në kategorinë 44 kilogramë, ajo arriti të shkojë deri në gjysmëfinale, ku u mposht nga garuesja turke Merve Azak

Xhudistja Erza Muminoviq e ka fituar medaljen e bronztë sot në Kupën Evropiane për kadetë në Çeki.
Këtë medalje ajo e siguroi pasi mposhti xhudisten nga Mali i Zi, Ivana Nikoliq.
Në kategorinë 44 kilogramë, ajo arriti të shkojë deri në gjysmëfinale, ku u mposht nga garuesja turke Merve Azak, shkruan gazetaexpress.
Trajneri Driton Kuka ka treguar se për herë të parë në një garë kaq të madhe morën pjesë edhe Dardan Cena e Arbër Nikqi, që pësuan humbje që në meçet e para të tyre.
“Për meshkuj sot garuan Dardan Cena kategoria 50 kilogramë që humbi në xhiron e parë, si dhe Arbër Nikqi kategoria 60 kilogramë që poashtu pësoi në xhiron e parë. Dardani e Arbëri e kishin paraqitjen e parë në gara serioze. Pasdite për medalje të bronztë do të luftojë Erza, e cila e vetme po lufton për kualifikim në Lojërat Olimpike për të rinj. Nesër do të paraqitet Fationa Kasapi në kategorinë 57 kg”, ka shkruar Kuka.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti