Kosova
Ernest Muçi dhe Milot Rashica fitojnë Kupën e Turqisë
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, i shoqëruar nga “ylli” i “Dardanëve”, Milot Rashica, ia arritën të “mbërthenin” Kupën e Turqisë, në një duel tejet luftarak, ndaj Trabzonspor, në “mitikun” e “Ataturk”, ku dhuruan spektakël një ndeshje 5-golëshe, përcjell albinfo.ch.
Në stadiumin “Ataturk” ishte Trabzonspori i Enis Bardhit që gjeti golin e avantazhit me anë të Onuachu në minutën e 13’, ndërsa “Shqiponjat e zeza” barazuan me anë të Ghezzal në shtesën e pjesës së parë, pas një 11-metërshi të ekzekutuar mrekullisht për të shkuar me rezultatin 1-1 në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë ishte edhe më emocionuese, me “Bardhezinjtë”, që gjetën golin e avantazhit me Ucan në minutën e 54′-t, ndërsa fundi u bë edhe më interesant, pasi fillimisht Pepe barazoi shifrat për Trabzonspor në minutën e 89’, por kur dukej se finalja do t’i drejtohej shtesës, pasi vetëm pak minuta më vonë Al Musrati shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca dhe i dha suksesin “gjigantëve” të Stambollit.
Vlen të theksohet se Ernest Muçi ishte titullar te Beshiktashi dhe u zëvendësua vetëm në shtesë, ndërsa Rashica erdhi nga stoli për të luajtur disa minuta.
Kështu “Shqiponjat e zeza”, të Beshiktashit, e fitojnë këtë trofe për herë të 11-të në histori, të dytë në radhë, pas rivalëve të Gallatasaraj, me 18 suksese.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












