Futboll
Ermir Lenjani në histori të futbollit zviceran
Futbollisti shqiptar ka shënuar pas vetëm dhjetë sekondash lojë. Ai ishte shumë i kënaqur me këtë fakt
Ermir Lenjani është në top formë për skuadrën e Sionit në Zvicër. Ai të enjten shënoi dy gola ndaj Thunit, derisa të dielën një në barazimin 2:2 kundër Luzernit, shkruan albinfo.ch.
Por, goli i tij ishte shumë i veçantë. Futbollisti i Kombëtares shqiptare shënoi pas vetëm dhjetë sekondave.
“Shumë i lumtur që jam futur në histori të futbollit zviceran për golin më të shpejt të shënuar. Falënderimi i takon Zotit”, shkruan Lenjani në rrjetet sociale.
Il ne fallait pas arriver en retard à Tourbillon! Le FC Sion a ouvert le score contre Lucerne après 11 secondes de jeu seulement, grâce à son homme en forme du moment Ermir Lenjani, lors de la 28e journée de RSL. pic.twitter.com/ObEUlQYmjE
— Teleclub Sports Romandie (@TeleclubSports) April 7, 2019
Disa media zvicerane e kanë paraqitur se ky ishte goli më i shpejtë në histori të Superligës zvicerane.
Sipas “Teleclub”, ai realizoi në sekondën e dhjetë. Lenjani barazoi rekordin e senegalezit Moussa Konate, i cili kishte shënuar ndaj St. Gallenit më 2015.
Lenjani po shkëlqen në këtë edicion në Superligën zvicerane me gjashtë gola dhe gjashtë asistime.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë "Trupat e pajetë të shtetasve tanë, Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami, janë nisur sot... -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët












