Sport

Ermin Shabani, talenti i futbollit në Austri

Çdo ditë e më shumë  talent të rinj shqiptarësh po shfaqen në fushën e futbollit ndërkombëtar. Një talent i ri që premton shumë është edhe Ermin Shabani. Ai është vetëm 10 vjeç, jeton në Austri, ndërsa që nga tash ka rënë në sytë e mediave austriake.

Djaloshi nga Gostivari luan për ekipin e “Fav AC” të Vjenës. Ai, jo vetëm që tregon cilësi në pozitën e tij si mbrojtës i djathtë por edhe si portier. Në një turnir të zhvilluar ditë më parë nga “Kia Motors Austria”, Ermini u shpërblye me çmimin e parë. “Ermini e arriti këtë sukses falë shkathtësive të tij edhe si portier.

Ai luan si lojtar mbrojtës i djathtë, por në këtë turnir mungoi portieri, të cilin për mrekulli e zëvendësoi Ermini. Në gjashtë ndeshje të zhvilluara në këtë turnir, ai pranoi vetëm dy gola”, thotë për “albinfo.ch”, babai i Erminit, Dritan Shabani.

Mediat austriake shkruajnë se Ermini është një fans i madh i lojtarit të Real Madridit, Gareth Bale, të cilin shpreson ta takojë një ditë.