Kultura
Ermal Meta, fitues i çmimit “Cover 2017” në Sanremo
Kantautori shqiptar, Ermal Meta, zgjodhi këngën e të madhit Domenico Modugno “Amara terra mia” kënduar më vitin 1971.
Kantautori shqiptar, Ermal Meta, fitoi çmimin “Cover 2017” në Festivalin e Muzikës Italiane “Sanremo 2017”.
Mbrëmjen e djeshme në natën e tretë të këtij festivali, këngëtarët që garojnë në kategorinë “Kampionët” kanë performuar me këngët më të suksesshme ndër vite të muzikës italiane, shkruan atsh.
Kantautori shqiptar, Ermal Meta, zgjodhi këngën e të madhit Domenico Modugno “Amara terra mia” kënduar më vitin 1971.
Me një tekst prekës e melodi melankolike, kjo këngë trajton temën e emigracionit dhe rrëfen momentin e largimit nga toka e origjinës “tashmë e pa shpresë” nën vargjet “lamtumirë, lamtumirë e dashur, unë po iki, toka ime e hidhur, e hidhur dhe e bukur.”
“E zgjodha këtë këngë, pasi jo vetëm është e mrekullueshme”, u shpreh në konferencën e shtypit Ermal Meta duke shtuar se sipas meje prezanton në mënyrë perfekte edhe gjendjen aktuale të Italisë sot.
Në mbrëmjen “Cover” të Sanremos u renditën në vend të dytë këngëtarja Paola Turci, e në vend të tretë këngëtari Marco Masini. U eleminuan nga gara këngëtarët Nesli e Alice Paba dhe Raige e Giulia Nuzi. Sot do të zhvillohet nata e gjysëmfinales. 20 këngëtarë të mbetur në garë do të vlerësohen nga televotimi i publikut, nga votimi i jurisë së ekspertëve dhe nga juria e opinionit (juri kjo e përbërë nga seleksionimi i 300 personave të apasionuar pas muzikës). E prej tyre vetëm 16 këngëtarë do të vazhdojnë garën për në natën finale të “Sanremos 2017”, që do të zhvillohet të shtunën.
Festivali i këngës italiane ‘Sanremo 2017’ prezantohet nga Karlo Konti dhe Maria De Filipi.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










