E-Diaspora
Erion Kaso, sipërmarrësi më i mirë i huaj në Itali
Madje vitin e kaluar, dyqani i tij i akulloreve u rendit mes 10 më të mirave në Itali falë gamës së gjerë me 30 shije të ndryshme me cilësi të lartë
Çmimi i sipërmarrësit më të mirë të huaj në Itali këtë vit i ka takuar një emigranti shqiptar. Erion Kaso, 38 vjeç, u vlerësua nga juria në Romë në kategorinë e rritjes së biznesit, për suksesin e punishtes së tij të akulloreve në Padova.
Erioni u largua nga vendlindja e tij, Përmeti, në vitin 1997, vetëm 16 vjeç, për të emigruar fillimisht në Greqi. Pas shtatë viteve shkollë e punë atje, ai u zhvendos në Itali për të ndjekur të fejuarën, Elisa Lazzaretto, me të cilën ka sot një fëmijë, shkruan ‘Scan’.
Fillimisht, Kaso punoi si punonjës në dyqanin e akulloreve “Gianni”, të cilin ai vetë në vitin 2013 mundi ta ngrejë drejt suksesit. Disa vite më vonë, Kaso hapi edhe një dyqan tjetër dhe sot planifikon një të tretë. Madje vitin e kaluar, dyqani i tij i akulloreve u rendit mes 10 më të mirave në Itali falë gamës së gjerë me 30 shije të ndryshme me cilësi të lartë, përcjell albinfo.ch.
Krahas shqiptarit, çmimet për sipërmarrësit e huaj morën edhe tre biznesmenë të tjerë nga Kina, Rumania dhe Ruanda për kategori të ndryshme. Çmimet jepen për të nderuar kontributin ekonomik të emigrantëve në ekonominë e Italisë, të cilët me sipërmarrjet e tyre zënë 10% të PBB.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









