Shkurt.ch
Eric Stauffer i hedh ujë në fytyrë Pierre Weiss-it
Në parlament plas një zënkë mes liderit të MCG dhe deputetit liberal
Të premten në mbrëmje gjatë një debati shumë të nxehtë në Parlamentin kantonal të Gjenevës deputeti i Lëvizjes Qytetare të Gjenevës (Mouvement Citoyen Genevois – MCG) i ka hedhur ujë në fytyrë deputetit të Partisë Liberale Radikale, Pierre Weiss, njoftojnë mediet zvicerane.
Duke e kundërshtuar energjikisht linjen hekurudhore Cornavin-Eaux-Vives- Annemasse (CEVA), Eric Stauffer pati provuar katër herë me radhë për ta kthyer projektligjin në Komision dhe, atë në dëm të partive të tjera politike.
Edhe pse pati një ndërprerje të seancës për 5 minuta, kjo nuk mjaftoi për t’i qetësuar shpirtërat, kështu që toni i debatit u ngrit, ku edhe plasi zënka mes deputetit të MCG-së dhe atij të PLR-së.
Pas një diskutimi mes shefave të grupeve parlamentare, Zyra e parlamentit vendosi ta trajtojë këtë incident para mbledhjes së të enjtes. Ajo do të ndalet po ashtu në marrjen e pamjeve të incidentit nga një deputet.
Para një viti, në kafenenë e Parlamentit, një fërkim fizik pati plasur mes Eric Stauffer dhe të gjelbërtit Roberto Broggini. Pas këtij incidenti, këta dy deputetë qenë përjashtuar nga kafeneja deri në muajin prill.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










