Kosova
Erdogan: Turqia, e gatshme të ndërmjetësojë në dialogun Kosovë-Serbi
Nga Beogradi, ndalesa e dyte e turit të tij ballkanik, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shfaqi shpresën që Kosova dhe Serbia ta arrijnë shpejt marrëveshjen për targat e makinave, përcjell albinfo.ch.
“Theksojmë se jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë, sido që të mundemi. Ballkani nuk mund të tolerojë më këtë lloj problemi”, citohet të ketë thënë ai gjatë një takimi me homologun serb, Aleksandar Vuçiç. Turqia për më tepër, sipas tij, është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj në dialogun Kosovë-Serbi. Me ketë koment, ai iu përgjigj pyetjes së një gazetari në sallë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Vuçiç.
“Jemi shumë të kënaqur që është arritur marrëveshja për kalimin e kufijve me letërnjoftime ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sa u përket targave, shpresoj që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt, edhe për çështje të tjera problematike”, është shprehur ai, ndërsa përmendi dhe luftën e Ukrainës, duke theksuar nevojën e ruajtjes së ekuilibrave.
“Turqia ka ndjekur gjithmonë një politikë të balancuar mes Ukrainës dhe Rusisë. Nga tani e tutje, do të vazhdojmë të ndjekim këtë lloj politike të ekuilibruar”, tha Erdogan.
Vuçiç, nga ana e tij, u shpreh se në takimin me Erdoganin kanë diskutuar dhe për një bashkëpunim më të madh ushtarak. Ai përsëriti dëshirën e Serbisë për të blerë dronë turq “Bajraktar”. “Ne jemi të një linje dhe unë shpresoj se do të mund të arrijmë diçka të tillë vitin tjetër. Ne jemi të gatshëm të paguajmë më shumë para sesa ishim pajtuar në të kaluarën dhe të ofrojnë qindra miliona euro”, ka thënë Vuçiç.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













