Lajme
Erdogan shpall ‘non grata’ 10 ambasadorë perëndimorë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të shtunën se kishte urdhëruar Ministrinë e Jashtme të shpallte ‘non grata’ 10 ambasadorë të vendeve perëndimore pas thirrjeve për lirimin e filantropistit Osman Kavala.
Kavala ka qenë në burg për katër vjet, i akuzuar për financimin e protestave mbarëkombëtare në 2013 dhe për përfshirjen në një grusht shteti të dështuar më 2016. Ai i ka mohuar akuzat.
Në një deklaratë të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkuan për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalës dhe për ‘lirimin urgjent’ të tij, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“I dhashë urdhrin e nevojshëm ministrit tonë të Jashtëm dhe thashë se çfarë duhet bërë: Këta 10 ambasadorë duhet të shpallen persona ‘non grata’ menjëherë. Do ta rregulloni menjëherë”, tha Erdogan gjatë një fjalimi, duke përdorur një term që do të thotë se një diplomat nuk është më i mirëpritur në vend.
“Ata do ta njohin dhe ta kuptojnë Turqinë. Ditën kur ata nuk e njohin dhe nuk e kuptojnë Turqinë, ata do të largohen”, tha ai gjatë një takimi me mbështetës në qytetin veriperëndimor të Eskisehir.
Kavala u shpall i pafajshëm vitin e kaluar lidhur me akuzat për organizmin e protestave të vitit 2013, por vendimi u rrëzua këtë vit dhe iu shtuan akuzat për një rast tjetër në lidhje me tentativën për grusht shteti.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se rasti i tij është simboli i goditjes ndaj disidencës nën drejtimin e Erdogan-it.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









